Kasami: Nuk do të lejojmë zgjedhje pa anëtarin tonë në KSHZ

Shpërndaje

Opozita shqiptare nuk do të lejojë të ketë zgjedhje pa anëtarin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai thotë se pohimet e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi se KSHZ mund të funksionojë edhe me një anëtar më pak nuk qëndrojnë, sepse siç thekson, bëhet fjalë për një bilanc mes pozitës dhe opozitës në procesin zgjedhorë.

“Kjo tregon që Qeveria dhe shumica përmes disa partive satelit, mundohen që t’ia pamundësojnë opozitës shqiptare të mos kenë anëtarin e sajë në KSHZ. Ne nuk do të lejojmë që në zgjedhje të shkohet me KSHZ të pakompletuar sepse kjo rrezikon dhe pamundëson që qytetarët të kenë të drejtë të barabartë për të dhënë votën e tyre dhe për të bërë rrotacionin politik”, tha Bilall Kasami.