Lëvizja Anti-bixhoz përkrah Ligjin për Lojërat e Fatit: Presidenti Pendarovski të nënshkruan ligjin

Shpërndaje

Nga Lëvizja Antibixhoz thonë se përkrahin Ligjin për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Nga ky grup thonë se ligji nuk i plotëson të gjitha kërkesat e tyre, por që është në dobi të qytetarëve. Jushi Emurllau nga Antibioxhozi ftoi edhe presidentin Stevo Pendarovski që të nënshkruajë ligjet.

“Edhe kryetarit të shtetit ja bëjmë me dije, se kishte një deklaratë më herët se këtë ligj ka mundësi të mos e nënshkruajë, duhet të thirret në vetvete kryetari dhe të bindet se ky ligj është në interes shoqëror, nuk është në interes të kazinove”, tha mes tjerash Emrrullahu.