Mitsotakis pas takimit me Erdoğanin: Dy vende që ndajnë kufi të përbashkët duhet të veprojnë krah për krah

Shpërndaje

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tërhoqi vëmendjen në vazhdimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Türkiyen, në një mënyrë shumë të mirë, pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe Mitsotakis u takuan në Athinë, në kuadër të vizitës së presidentit turk në Greqi.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit të mbajtur në kryeministri, Mitsotakis tha se këtë vit të dyja vendet kanë pësuar fatkeqësi natyrore, ndërsa konfliktet dhe luftërat që kanë ndodhur në mbarët botën paraqesin shumë probleme për vendet.

Ai theksoi gjithashtu se kanë ndodhur edhe disa situata që kanë kërcënuar sigurinë dhe paqen në Mesdheun Lindor. “Është shumë e rëndësishme që të dyja vendet në mënyrë shumë të mirë së bashku, në një mjedis të qetë të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre. Është shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje për problemet e përjetuara nga secila palë”, u shpreh ai.

“Dy vende që ndajnë kufi të përbashkët duhet të veprojnë krah për krah dhe së bashku. Ne të dy duhet të krijojmë të ardhme të mirë si kapitenë të një anijeje që lundron nëpër ujëra më të qeta, me një erë të këndshme”, tha Mitsotakis duke shtuar se ka shumë në Greqi dhe Türkiye që nuk i bashkohen kësaj qasjeje të përbashkët.