Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm sërish ka pasur protesta nga disa prindër në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë, përcjell TV21.

Ata kundërshtojnë hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë. Protestuesit nuk e lejuan drejtoreshën dhe disa arsimtarë që të hyjnë në shkollë.