MFPT ofron sesione informuese për regjistrimin e Ndërmarrjeve Sociale

Shpërndaje

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat jo-qeveritare, bizneset, dhe individët që dëshirojnë të njoftohen rreth mundësisë së regjistrimit si Ndërmarrje Sociale se mund ta bëjnë këtë duke marrë pjesë në ℹ️ sesionet informuese të cilat do të mbahen në shtatë rajonet e Kosovës .
Në këto sesione do të prezantohen:
mënyra e regjistrimit;
kriteret për kualifikim, si dhe;
përfitimet e operimit si ndërmarrje sociale në Kosovë.
Kujtojmë se aplikimi për të marrë statusin e ndërmarrjeve sociale është i hapur dhe për të aplikuar, biznesi apo OJQ-ja duhet që të ofrojë shërbime për grupet e cenueshme apo të ketë të punësuar së paku 30% të stafit nga grupet e cenueshme.
ℹ️ Sesionet informuese do të mbahen nga ️ ora 11:00 deri në ora 12:00, ndërsa për datat ️ dhe lokacionet, udhëzoheni t’i referoheni tabelës në vijim: