Ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer. Lajmi u bë i ditur të hënën pasdite, ndërsa thuhet se Franc Beckenbauer vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij kur ndërroi jetë.

Tashmë Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh të të gjitha kohërave.

Për të gjithë “Der Kaiser”, ai ishte kampion bote si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990, si dhe kampion dhe fitues i Kupës së Europës me FC Bayern.

Franz Beckenbauer kishte kohë që ishte tërhequr nga publiku për një kohë të gjatë. Vdekja e djalit të tij Stephan në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 ndikuan në shëndetin e tij, i cili u përkeqësua.

Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit e dërrmuan, duke bërë që ai të vuante shumë kohët e fundit.