Sveçla uron qytetarët për liberalizimin e vizave: Rrugë të mbarë si në shkuarje edhe në ardhje

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ua ka uruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

Ai u ka uruar rrugë të mbarë si në shkuarje, ashtu edhe në ardhje.

“Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, urime liberalizimi i vizave! Rrugë të mbarë si në shkuarje ashtu edhe në ardhje”, ka shkruar Sveçla shkurtimisht në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla kanë mbajtur një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë të liberalizimit të vizave.

Ata kanë përshëndetur edhe udhëtarët të cilët fituan të drejtën e një udhëtimi në Austri përmes kuizit që u mbajt nga Bashkimi Evropian.