Edi Rama uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ai tha se ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

“Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës” – ka shkruar Rama në Facebook.Qytetarët kosovarë nga sot do të mund të udhëtojnë në zonën Schengen, pa pasur nevojë për t’u pajisur me viza. Ky vendim u nënshkrua më 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.