Tërmet në Izmir të Turqisë

Shpërndaje

Departamenti i Tërmeteve i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.1 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në Detin Egje.

“Për momentin nuk ka asnjë situatë negative pas tërmetit me magnitudë 5.1 që ndodhi në orën 08:19 në Detin Egje, në brigjet e rrethit Menderes të provincës së Izmirit”, njofton AFAD.

Guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban deklaroi se nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale.

“Ekipet tona janë në gatishmëri. Qytetarëve të lënduar u urojë shërim të shpejtë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm ka goditur vitin e kaluar shtetin turk duke shkaktuar mbi 40 mijë të vdekur.