Xhaferi si mandatar: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë

Shpërndaje

Politikani shqiptar, Talat Xhaferi, i cili së shpejti pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është duke e mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë.

Postimi i plotë:

Këtë detyrë, besim, nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësishme, e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë dhe në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju siguroj se në asnjë çast nuk do të lejoj të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe institucion me kompetenca qartë të përkufizuara me Kushtetutë në raport me shtyllat tjera të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.