ASH: Truprojat e Mickovskit si truprojat e Gruevskit vetëm dhunën njohin si mjet

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për sulmin e ndodhur nga ana e shefit të sigurimit të Hristjan Mickovskit ndaj policit në detyrë. Në kumtesën e ASH thuhet se truprojat e Mickovskit janë po të njejtë si truprojat e Gruevskit që njihnin vetëm dhunën si mjet të komunikimit.

Reagimi i plotë:
Sulmi i pjestarit të sigurisë së Hristijan Mickoskit ndaj një zyrtari policor, dëshmon se VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj nuk kanë ndryshuar aspak nga mendësia e vjetër. Kjo parti na dëshmoi edhe një herë se dhunën e njeh si mjet politik dhe është paralajmërim se çfarë planifikojnë të rikthejnë.
Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbardh deri në fund këtë rast dhe ta sanksionojë në mënyrë adekuate. Kërkojmë nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që për këtë skandal tu kërkojë falje publike, qytetarëve dhe pjestarëve të policisë.
Aleanca për Shqiptarët në kontinuitet ka qenë e vetëdijshme për rreziqet nga politikat e këtilla, andaj dhe nuk ka lejuar që vendi të rëshqasë në skenare të pasigurta. Në këtë drejtim kanë qenë edhe politikat dhe veprimet tona.
Mbrojtja e qytetarëve dhe e ardhmja e tyre, për ASH-në janë prioritet dhe përgjegjësi mbi të gjitha përgjegjësitë.