Dalin pamjet e sulmit nga truproja e Mickoskit ndaj një kolegu të policisë (Video)

Shpërndaje

Regjistrimet nga kamerat e sigurisë së lokalit të njohur të Shkupit, të siguruara nga “360 gradë”, tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur në lokalin e njohur në Shkup ndërmjet të shtunës dhe të dielës (17 dhe 18 shkurt) kur Ivica B., pjesëtar i sigurimit të liderit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka sulmuar një koleg polic i cili ishte në detyrë atë natë.

Në fillim të videos, Ivica B. (i veshur me një bluzë të zezë) dhe Vlatko G. (të veshur me një xhaketë dimri ) po flasin brenda lokalit.

Në një kohë të shkurtër Ivica B. fillon të shtyjë Vlatko G. dhe e nxjerr nga lokali, ku jashta vazhdon shtytja.