Erdoğan në Samitin Ukraina-Evropa Juglindore: Türkiye është e gatshme të presë sërish negociatat e paqes Rusi-Ukrainë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të presë sërish negociatat e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.
Në një video-mesazh të lëshuar në Samitin Ukraina-Evropa Juglindore, të mbajtur në Tiranë, presidenti Erdoğan tha se ai mbetet në qëndrimin e tij se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një mundësi për një “zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme” të luftës së Ukrainës.
“Unë jam i mendimit se duhet të iniciohen përpjekje të përbashkëta, të paktën për përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të paqes”, tha Erdoğan.
Ai tha se Türkiye “në parim” mbështet formulën e paqes prej 10 hapash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe se është e gatshme të kontribuojë në “rimëkëmbjen dhe rindërtimin e shpejtë” të vendit të shkatërruar nga lufta.
Presidenti turk gjithashtu theksoi nevojën për rregullore të sigurisë detare të Detit të Zi she se Ankaraja është në bisedime për një rregullore të re të mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) mbi angazhimet e sigurisë.