Türkiye, mediat nisin transmetimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale

Shpërndaje

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Türkiyes (YKS) ka njoftuar se është hequr ndalimi i transmetimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të mbajtur sot në vend, raporton Anadolu.

Kryetari i YSK-së, Ahmet Yener, gazetarëve në Ankara u tha se këshilli zgjedhor ra dakord të ndryshojë ndalimin e transmetimit zgjedhor që më herët ishte në orën 21:00 sipas kohës lokale dhe njoftoi se organizatat e mediat do të mund të transmetojnë rezultatet “që tani”.

Rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale të mbajtura sot në Tükiye mund të ndiqen në 13 gjuhë përfshirë në gjuhën shqipe në ‘secim.aa.com.tr’.

Më herët, qendrat e votimit në të gjithë Türkiyen u mbyllën pasi votimi në zgjedhjet lokale të vendit përfundoi në ora 17:00 sipas kohës lokale.

Votuesit që jetojnë në qytetet më të mëdha të Türkiyes votuan për kryetarë bashkie metropolitane, kryetar bashkie, anëtarësi në këshillat bashkiakë, si dhe për muhtarët dhe këshillat e pleqve.

Në provincat e tjera, votuesit hodhën votat e tyre për anëtarët në këshillat provincialë, kryetarët e bashkive, anëtarët në këshillat bashkiakë, muhtarët dhe këshillat e pleqve. Në fshatra u votua për anëtarët në këshillat provincialë, muhtarët dhe këshillat e pleqve.