Në Mynih takohen dy kryeministrat shqiptar, Xhaferi dhe Rama ( Foto)
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka takuar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama përcjell albazone media.
Njoftimi nga Xhaferi:
Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së. Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian.