Përfundon Samiti për Ukrainën në Tiranë! Rama: Shqipëria qëndron me popullin ukrainas, e mbështesim me të gjitha mjetet

Shpërndaje

Takimi i Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” u mbajt sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e vetë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Samiti i sotëm, i bashkëorganizuar me Kievin ishte një shprehje e mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.

Tiranë – Konferencë e përbashkët me Presidentin Zelenskyy, për të rikonfirmuar qëndrimin tonë në përkrahje të së drejtës legjitime të Ukrainës për liri, rend e sigur