Kushtetuesja fshinë grafën etnike në certifikata

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese anuloi sot Udhëzimin për evidencën e librave amzë, i cili parashikonte që gjatë nxjerrjes së dokumenteve nga librat amzë, qytetarët të deklarohen se cilës kombësi i përkasin.

Me anulimin e këtij Udhëzimi, në të ardhmen qytetarët nuk do të duhet të deklarohen se si ndihen, pra në dokumentet nga librat amzë nuk do të thuhet se çfarë kombësie i përkasin.