Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do të mund të votohet edhe me dokumente të skaduara
Në mënyrë të shpejtë dhe me konsensus të plotë politik kaluan ndryshimet e Kodit zgjedhor me çka u qytetarëve të cilëve gjatë 9 muajve të kaluar u kanë skaduar letërnjoftimet dhe pasaportat, u mundësohet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Ky propozim i përbashkët arriti mbrëmë në Kuvend ndërsa bëhet fjalë për dispozitën kalimtare që edhe vetë KSHZ-ja kërkoi nga deputetët ta miratojnë me qëllim që t’u mundësohet 100 mijë qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë zgjidhje do t’u mundësohet të gjithë atyre që i kanë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, të mund ta realizojnë të drejtën e votës.
Rita Ora me performancë spektakolare në hapjen e “The Masked Singer”, në Am…PSD-ja me aksion, “vlerëson” me nota të dobëta punën e ministres NagavciMbrojtësi i WBA-së rikrijon ‘Dorën e Zotit’ në Championship, shpëton mrekullisht një go…Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, as votat e AAK-së nuk…Xhaferi në shkollën e tij në Forinë: Kemi udhëhequr institucionet më të larta shtetëror…
Gjithashtu në Kodin zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshimet e Kodit zgjedhor u propozuan me nënshkrimet e deputetit të LSDM-së Martin Kostovski, Arbër Ademi i BDI-së dhe Nikolla Micevski i OBRM-PDUKM-së.