Osmani bën thirrje për fushatë pozitive: Unë nuk bëj fushatë të zezë

Shpërndaje

“Para së gjithash do të kem fushatë pozitive. Unë nuk bëj fushatë të zezë”. Është zotuar kështu kandidati shqiptar për president Bujar Osmani, në intervistën e dhënë për “TV News”.

“Unë shoh opozitën që të vetmen mënyrë për të fituar mbështetjen e popullit e kanë, është një shprehje thotë: pështyjë kundërshtarin, se diçka do të ngjitet. Nuk funksionon ajo. Askush në botë, në asnjë garë politike, nuk ka fituar vetëm duke qenë kundër dikujt. Nëse ju nuk tregoni, kush jeni dhe çka keni bërë në jetën tuaj? Pse duhet të ju besojnë? Çka do bëni ju? Njerëzit nuk munden fatin e tyre ta lënë te ju”, deklaroi Osmani.

Ai pohon se eksperienca gjendet ne anën e tij, duke filluar nga përvoja si kryediplomat, zv/kryeministër e deri te kryesimi me OSBE-në.

“Ndërsa, te ne, ata shohin eksperiencën. E shohin Ali Ahmetin që tërë jetën ia ka përkushtuar kombit, qoftë jetën ilegale, qoftë si komandant ushtrie, qoftë si politikan legal. Na shohin ne, e shohin punën time si ministër i Jashtëm, si zv/kryeministër i çështjeve europiane. Gjatë mandatit tim është bërë anëtarësimi në NATO, kanë filluar bisedimet me BE. Ka filluar dialogu strategjik me SHBA. Këto janë arritje të jashtëzakonshme”, përfundoi Osmani.