Po rojën kush e ruan?
Alda Klosi u dënua pas një kalvari të gjatë hetimesh dhe me të edhe pastruesja që supozohet që i vodhi paratë e vjedhura.
Duke qenë se nuk më pëlqen të më gjykojnë nuk dua as të gjykoj! Por natyrshëm të lind pyetja: Pse i varfri e njeh ashpërsinë e ligjit dhe forcën e tij kaq qartë, dhe sa përparësi marrin të kamurit nga i njëjti ligj?
Një zyrtareje në Tiranë që iu vodhën 120 mijë euro dhe iu gjetën 400 mijë të tjera nuk do ishte një pistë me interesante hetimi? Si mundi të siguronte atë shumë parash me rrogat turpëruese që shteti jonë ka?
Pse cdo ditë “drejtësia” na vërteton idenë se: Sa më e madhe vjedhja aq me i ulët dënimi!
Kapja e të ”korruptuarve” duket si një dakordësi midis palëve sa për të përmbushur pritshmëritë e njerëzve dhe duke i kënaqur me një show televiziv.
Pas daljes publike dhe 3 ditë në gazetë si tituj kryesor, çdo gjë kalon në heshtje… ”Drejtësia e reformuar” tregohet e ”egër” në dukje, por zemërgjerë në të vërtetë.
Sa më i zoti të jetë hajduti aq më shumë zemërbutë tregohet Drejtesia.
Më kujtohet ajo shprehja që na thoshin gjyshërit :
Kur do të bësh diçka bëje në mënyrë të shkëlqyer!
Hajdutët po e përmbushin, Drejtësia ka ngelur në klasë!
Se skemi as çshtojmë se ky dinamizëm na ka lënë pa fjalë!
Silvana Begaj
@highlight
@followers