Shqiptohen 173 kundërvajtje trafiku në Shkup

Shpërndaje

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.03.2024) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 173 sanksione, prej tyre njëmbëdhjetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.