Kapet shkupjani që kishte ikur nga burgu i Idrizovës, është i dënuar me 15 vjet burg

Shpërndaje

Sot (16.03.2024) në ora 01:00 në rajonin e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.L.(32) nga Shkupi.

Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej 15 vjetëve për veprat penale të kryera nga neni 236, neni 242 dhe neni 215 të Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër nacional në bazë të urdhëresës së Instiucionit Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë për shkak të arratisjes nga burgu. Atij i është gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë dhe një lëndë e bardhë.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrejtues Burgu Idrizovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej katër vjetëve e dy muajve.