Sulme të armatosura në Moskë – mbi 40 të vrarë e mbi 100 të plagosur (Pamje të rënda)

Shpërndaje

E përditësuar – Më shumë se 40 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë plagosur si pasojë e të shtënave në një sallë koncertesh jashtë Moskës të premten në mbrëmje, ka raportuar mediumi rus TASS.

Sipas raportimeve, sulmi u krye nga pesë persona.

Sulme të armatosura në Moskë – dhjetëra të vrarë

Janë publikuar pamjet e para të sulmuesve që futen në sallën e koncerteve në Moskë dhe gjuajnë drejt njerëzve. Raportohet për dhjetëra të vrarë.

Një tjetër shpërthim në sallën e koncerteve në Moskë

Një shpërthim i dytë është dëgjuar në sallën e koncerteve në Moskë, sipas mediave ruse.

Fillimisht u raportua se sulmuesit kishin hedhur një granatë.

Sipas raportimeve në mediat në Rusi, në sallë në kohën e sulmit ishin të pranishëm 6200 njerëz.

Të shtëna në sallën e koncerteve në Moskë, raportohet për dhjetëra të vrarë

Pesë persona të armatosur kanë gjuajtur me armë brenda një salle koncertesh në Moskë, raportoi CNN. Raportohet se dhjetëra persona kanë vdekur e ka dhjetëra të plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë.

Mediat ruse kanë raportuar se të armatosurit e kamufluar u futën në sallë dhe filluan të gjuanin.

Raportohet edhe se sulmuesit kanë hedhur një granatë e cila më pas nisi një zjarr.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se kjo ngjarje është “tragjedi e rëndë”. Të paktën 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar terrorist sulmin.