Ali Ahmeti nga Struga: Më 8 maj të vulosë fitoren Fronti Europian, të rrethojmë numrin 4
Para qytetarëve të Strugës ishte kryetari i BDI, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, të cilët i falenderoi për mbështetjen duke kërkuar që më 8 maj të vuloset fitorja madhështore për të ecur vendi përpara.
“Kam ardhur sot me një qëllim, që t’ju falenderoj për mbështetjen shumë të madhe këtu në Strugë, për misionin në vazhdimësi. Mekanizmi i cili i shpërndan rrezet përmbajtësore të plaformave janë shefat e shtabeve, garda mobilizuese për të depërtuar synimin e qëllimit. Platforma “Po Europës, Jo Rusisë”, ishte e jona, opozita donte vetëm shkatërimin e BDI-së, të dyja i kuptoj sepse ua ka zënë dielli mirëpo janë njerëzit që vendosin a do rrënohet BDI apo jo, 24 prilli e vërtetoi e konfirmoi dhe afirmoi që BDI nuk rrënohet por tanimë kjo BDI punon dhe vepron në kuadër të së cilës janë dhe 8 subjete tjera dhe ky Front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe me 8 maj përballemi me VMRO-në. Misioni ynë vazhdon, ne duam që vendi të jetë anëtar i plotë në BE, sepse alternativë tjetër nuk kemi, vendi ka më shumë nevojë për paqe, siguri, stabilitet, sepse jo larg nesh zhvillohen luftime të mëdha dhe Europa është në shqetësim dhe ka dhënë urdhër për mobilizim të teknologjisë ushtarake. Më 8 maj duhet të fitojë forca që ka për mision anëtarësimin e vendit në BE si e mbyllëm me sukses anëtarësimin në NATO, që përfitojnë gjithë qytetarët”, tha Ahmeti.
Ne nuk jemi egoistë si parti politike, jemi për interesin e përgjithshëm bashkë me etnitetet tjera, pasiqë kërkohet të jemi bashkë për të bërë disa ndryshime që i kërkon vendi për të ecur përpara, kështu theksoi kandidati për deputet Musa Xhaferi i cili shtoi: “Në vitin 2014 premtonim se vendi do bëhet anëtare e NATO-s, e tash është anëtar, kurse sot zotohemi se në mandatin e ardhshëm vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së, shtoi më tej Xhaferi.
Jetoni Shaqiri, si kordinator i zonës, falenderoi shefat e shtabeve dhe gjithë aktivistët dhe bashkëpunëtorët që ishin ditën e zgjedhjeve dhe garantoi para kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se më 8 maj do jenë më të suksesshëm se datën 24 prill.
Ndërkohë kandidatët për deputetë Arjeta Alla, Atixhe Ajroja dhe Muhamed Halili theksuan se Fronti Europian para se gjithash paraqet sfidë, përkushtim dhe detyrim dhe se njësia numër 5 meriton më shumë për një përfaqësim dinjitoz ku 8 maji do të vulosë fitoren e madhe.