Nesër marrëveshje, të martën seancë qeveritare! Qeveria do t’i kthejë çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve

Shpërndaje

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës dhe Ministria e Financave nesër do të debatojnë për çmimet e polisave të sigurimit të automjeteve. Sipas burimeve qeveritare të TV21, nesër do të arrihet marrëveshje për kthimin e çmimeve të vjetra, ndërsa të martën propozimi do të gjendet në seancë të qeverisë. Problemi do të zgjidhet përmes miratimit të tarifës së re.

“Pas përllogaritjeve të bëra është vendosur se rritja e çmimeve me arsyetimet e dhëna, nuk është e arsyeshme”, theksoi Agjenci për Supermbikëqyrje të Sigurimit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi shprehet i tmerruar nga rritja e shumës së polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve. Sipas tij, një vendim i tillë mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimit, sepse tarifa me ato rritje dy herë është dorëzuar në Qeveri dhe dy herë nuk është miratuar në mbledhje të qeverisë.

“Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet çrrënjosur. I bëj thirrje Ministrisë përkatëse të Financave dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që të veprojnë dhe të nisin një procedurë për shoqërimet oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimeve dhe pres që qytetarëve që tashmë kanë paguar çmime më të larta, t’u kompensohen mjetet”, pohoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Që nga e enjtja, çmimet e polisave të sigurimit të makinave janë rritur me 15%, me çka shtrenjtohet regjistrim i automjeteve. Këto çmime vlejnë për makinat me fuqi mbi 44 kilovat (KW) dhe për kamionët. Çmimi i sigurimit për automjetet me fuqi nën 44 kilovat mbetet i njëjtë.

Automjeti Çmimi i vjetër Çmimi i ri
44 deri 55 КW 5 453 denarë 6 292 denarë
55 deri 65 КW 6 166 denarë 7 116 denarë
66 deri 84 КW 7 133 denarë 8 233 denarë
84 deri 110 КW 8 510 denarë 9 821 denarë
Mbi 110 КW 10 294 denarë 11 879 denarë

Informacioni për rritjen e çmimeve, kompanitë e sigurimit e kanë marrë të hënën nga Byroja kombëtare për sigurim.

Përndryshe qeveria ka kompetenca në sjelljen e çmimeve të sigurimit, për çmimin e kartonit të gjelbër, metodologjinë, por edhe në përcaktimin e kufijve maksimale të shpenzimeve të kompanive të sigurimit. Ata vendosën që ta rrisin çmimin e polisës së sigurimit për 15% me arsyetim se me vite të tëra nuk është ndryshuar çmimi ndërsa shpenzimet e tyre janë rritur konsiderueshëm.