Bujar Osmani tregon tre shtyllat e programit të tij

Shpërndaje

Kandidati për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në emisionin Click Plus prezantoi shtyllat kryesore të programit të tij presidencial.

“Këto zgejdhje janë specifike, është vendim i qytetarëve se farë vendi duam, a duam të ardhme europiane, apo duam paqartësi dhe pa ardhmëri, janë referendum. Unë kam nisur këtë rrugëim për integrimin e vendit para disa viteve duke udhëhequr procese të rëndësishme drejt integrimit. Ndaj programi im ka tre shtylla.


1 Presidenti si busullë për orientimin gjeo-stretegjik-një personalitet gjithmonë pro-europian dhe që garanton ardhmëri europiane për qytetarët.

2. Presidenti si ind lidhës përbashkues-si autoritet që bën bashkë skenën politike dhe shoqërinë në një orientim euro-atlantik.

3. Realizimi i procesit euro-integrues me sukses që qytetarët të përfitojnë nga ajo farë ofron BE-ja, tha Osmani.