Granit Xhaka takohet me familjen pas triumfit në Bundesliga

Shpërndaje

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24.

Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0, shkruan Indeksonline

Pasi skuadra bëri një festë të “çmendur” në dhomat e zhveshjes, momenti ishte që lojtarët t’i takojnë familjarët e tyre.

Blick Sport ka publikuar një video ku shihet mesfushori shqiptar duke u përqafuar me nënën e tij, gruan dhe dy çikat e tij.

Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.