RajoniTop Lajme

Haradinaj përkujton vëllain dhe bashkëluftëtarët e tij në 25-vjetorin e rënies

Shpërndaje

“Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në ‘Marshin e Lirisë’, nga Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj, mes të tjerash, tha se ata ishin luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe.

“Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme”, përfundoi Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.