Këlcyrë-Përmet, aksident tragjik, 8 persona humbin jetën (PAMJE)
Një aksident fatal ka ndodhi të martën në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. 8 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, kanë humbur jetën. Drejtuesi i mjetit u identifikua pas disa orësh. Ai është Edison Bregaj nga Shkodra, ndërsa vijon puna për identifikimin e shtatë shtetasve të huaj.
Aksidenti është pasojë e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe trafikimit të klandestinëve.
Ngjarja
Aksidenti ku tetë personat humbën jetën, dyshohet se ka ardhur nga fakti se drejtuesi i automjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
8 persona, shtatë prej të cilëve shtetas të huaj, dhe shoferi nga Shkodra, kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Drejtori i Policisë Gjirokastër i cili shpjegoi edhe dinamikën e ngjarjes thotë se rreth orës 2.20 patrulla këmbësore e stacionit të policisë Këlcyrë ka pikasur një automjet që po vinte shpejtësi shumë të madhe.
Mjeti nuk i është përgjigjur sinjalit të policisë për të ndaluar, por është kthyer sërish në drejtim të Përmetit,
Për shkak të shpejtësisë mjeti, i cili sipas gazetares së RTSH-së në vendngjarje po vinte nga Tri Urat, dhe ishte marrë me qira, ka përfunduar jashtë rruge nga një lartësi afro 80 metra. Pas disa orësh ka nisur dhe transportimi i trupave drejt morgut të Tiranës,
Sipas drejtuesve të policisisë dhe prokurorisë, aksidenti është pasojë e një akti të paligjshëm. Shtetasit e huaj e përdorin shpesh këtë aks rrugor, si trampolinë drejt vendeve të BE-së.