KQZ publikon rezultatet pro dhe kundër shkarkimit të kryetarëve në veri

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për rezultatet përfundimtare nga procesi i votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në veri. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë kp se në këto rezultate janë përfshirë edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga votimi me kusht dhe votat nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit, Valmir Elezi.

Në Leposaviq kanë qenë gjashtë vota për largimin nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, ndërkaq 129 kundër.

18 qytetarë nga Zubin Potoku nuk janë pajtuar për shkarkimin e kryetarit. Asnjë votë nuk kanë qenë pro largimit nga funksionit të kryetarit aktual.

Në Zveçan ka votuar vetëm një qytetar, i njëjti kundër shkarkimit të Ilir Pecit.

E në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 12 qytetarë për largimin e Erden Atiq, ndërkaq 99 qytetarë të tjerë nuk janë pajtuar me një gjë të tillë.