VV publikon parashikimin e Bankës Botërore për rritjen ekonomike: Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor

Shpërndaje

VV publikon parashikimin e Bankës Botërore për rritjen ekonomike: Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore lidhur me rritjen ekonomike, ku parashikohet që Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 3.7 përqind këtë vit dhe prej 3.9 përqind në vitin 2025.

Në faqen zyrtare, VV ka publikuar këto të dhëna, derisa ka theksuar se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore që u publikua sot.”, thuhet në postim.