Mickoski: VMRO për koalicion qeverisës do të bisedojë me të gjithë, përfshirë edhe BDI-në!

Shpërndaje

“Bisedimet për koalicion do të zhvillohen në dy drejtime, ne duam të bisedojmë me të gjithë ata që janë pjesë e opozitës për politikat dhe vizionin që duhet të realizohet dhe do t’i japim një shans të gjithëve që ishin në opozitë”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Kanal 5.

Mickoski ka treguar se nga struktura aktuale e BDI-së nuk pret ndryshim të qëndrimeve të tyre, mirëpo nuk përjashtoi bisedime edhe me partinë e dytë më të fuqishme në shtet.

“Nuk pres ndonjë ndryshim në qëndrimet e kryesisë së BDI-së dhe se ata do të mbështesnin këto politika që ne i promovojmë. Por ne do t’i japim të gjithëve një shans. Nuk do të sillemi me injorancë si qeveria deri më tani”, thotë Mickoski.

Mickoski theksoi se duhet të ketë mirëkuptim të opozitës dhe t’i përgjigjet disa kërkesave të opozitës.

Sipas tij, qytetarët duhet të çlirohen nga presioni nën të cilin jetojnë.

“Shikoni çfarë lajmesh ka, secili më i keq se tjetri. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Mickoski.