Edhe VLEN si BDI, do hyjë vetëm me burra në Qeveri, asnjë grua ministre?

Shpërndaje

Burime të TV21 flasin se njëjtë si BDI ashtu edhe VLEN në Qeveri do të përfaqësohet vetëm nga gjinia mashkullore, duket që nuk do të ketë asnjë grua.

Edhe pse përfliteshte që Bujare Abazi mund të jetë zv/km për Qeverisje të mirë, duket që ky vend është i rezervuar për tjetër kënd.

Nga VMRO dhe VLEN kanë bërë të ditur për media që marrëveshja është finalizuar. VLEN do të udhëheqë me Shëndetësinë Arben Taravri, zëvendës-kryeminsitër i parë dhe ministër i Ekologjisë Izet Mexhiti, Fatmir Limani me Politikën Sociale, Besar Durmishi me Ekonominë dhe punë, me Eurointegrime kuadër i Alternativës, ndërsa ASH e Taravarit duhet të propozojë emër për zv/km për qeverisje të mirë.