Rama vizitë në Kosovë, Osmani: Bashkë, për të shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama!”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.