Maqedoni

Debati pas anketave, BDI dhe VLEN “godasin” njëra-tjetrën me shifra

Shpërndaje

Vazhdojnë përplasjet mes partive shqiptare në opozitë dhe pozitë, ndërsa kësaj here ata janë treguar më të saktë, pasi kanë zgjedhur të akuzojnë njëra tjetrën me përqindje.

“Me 1% për qind mbështetetje bëhesh 100% vazal”, kështu theksojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët me numra binarë të përkthyer në përqindje akuzojnë koalicionin VLEN për mungesë të fuqisë reale në qeveri.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar.Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit. Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit.Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian.Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare.Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal”.

Në të njejtën mënyrë u janë përgjigjur edhe nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, “Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar”, ndërsa deklaratat e BDI-së nga VLEN deklarojnë se janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim.

VLEN

“Me 1% ndershmëri, bëhesh 100% tradhtar i popullit! BDI-ja për 20 vite ka shitur historinë e mbrojtjes së shqiptarëve, por kush përfitoi vërtet? Qytetari i zakonshëm apo biznesmenët e tyre? Populli jeton në varfëri, ndërsa ata mbushin xhepat. Kjo nuk është mbrojtje e shqiptarëve – kjo është tradhti! BDI-ja është një strukturë politike që njeh vetëm gënjeshtra, vjedhje dhe manipulime. Prandaj sot sulmojnë në panik, sepse e dinë se fundi i tyre është afër! Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së”.

Nga koalicioni VLEN gjithashtu akuzojnë se BDI-në se flet për Evropën, por për vite me radhë shtojnë ata, ka bllokuar integrimin evropian për shkak të kalkulimeve të tyre politike personale./shenja