Maqedoni

Taravari: Ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimi në BE prioritet absolut i Qeverisë

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, ishte në një intervistë në Zërin e Amerikës. Taravari tha se ndryshimet kushtetuese dhe fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian, janë prioritet absolut i Qeverisë. Taravari u shpreh se kryeministri me partinë e tij në pushtet kanë 58 deputetë dhe është e qartë se pa partinë e tij nuk ka ndryshime kushtetuese.

“Mickoski ka thënë publikisht dhe qartë se ai është i interesuar të fillojmë negociatat me BE-në sa më shpejt, por kërkon një kusht që Maqedonia e Veriut, të mos ketë kushtëzime tjera gjatë negociatave në vazhdim. Sepse Maqedonisë i kanë ndodhë disa kushtëzime që nga vitit 2002 kur është votuar stabilizim asocimi. Një herë u ndërrua flamuri, pastaj emri, tash kemi një kërkesa nga Bullgaria për futjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë.

Kjo për kryeministrin nuk është problem dhe e pranon si kusht, por kërkon një garanci se ky është kushti i fundit për Maqedoninë gjatë negociatave deri në anëtarësim”, tha Taravari. Ai shtoi se në vitin 2017 kur Zoran Zaev e ndryshoi emrin dhe u futëm në NATO, e cila ishte një hap gjigant i Maqedonisë drejtë integrimeve euroatlantike, por pritshmëritë e tij ishin që menjëherë të fillojmë edhe negociatat me BE-në. Por siç tha, Taravari, në vitin 2019 kishim një kushtëzim nga Franca dhe mandej doli kushti nga Bullgaria.