RajoniTop Lajme

Kurti nuk e përmend Vjosa Osmanin: LDK të tregojë për kë janë 15 nënshkrimet

Shpërndaje

Kurti nuk e përmend Vjosa Osmanin: LDK të tregojë për kë janë 15 nënshkrimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka theksuar mungesën e qartësisë për nënshkrimet e dorëzuara nga LDK.

Sipas Kurtit, ende nuk është e qartë se për cilin kandidat janë 15 nënshkrimet e dorëzuara nga Lumir Abdixhiku, ndërsa ai shtoi se nga LDK është kërkuar edhe garantimi i votave për një marrëveshje të mundshme.

“Kryetari i LDK nuk tregon se për kë janë 15 nënshkrimet, por thotë ‘a mi garanton ti votat’. LDK nuk po e tregon emrin e kandidatit, po tregon se për kë janë,” u shpreh Kurti, Ai nuk e përmendi emrin e Vjosa Osmani, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve lidhur me të.

Kurti: Rreth orës 21:00 i shkrova Hamzës dhe Abdixhikut, por nuk mora përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është në komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare, por sipas tij mungon përgjigjja nga ana e tyre në disa raste kyçe.

Ai tha se nuk ka qenë e qartë se kur ka qenë afati i fundit për veprimet e nevojshme institucionale, duke theksuar se situata nuk lidhej me mbrëmjen e kaluar.

“Ne jemi vazhdimisht në komunikim me partitë opozitare, por problemi është se nuk marrim përgjigje. Ne nuk e kishim të qartë se kur është afati i fundit, nuk ka qenë mbrëmë. Ne duhej sa më shpejt të vepronim rreth orës 21:00, i kam shkruar Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, nuk më janë përgjigjur,” tha Kurti.

Kurti: Lumir Abdixhiku ofroi vetëm refuzime, jo propozime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar listen e LDK-së me 15 nënshkrime, duke kritikuar mënyrën e paraqitjes dhe mungesën e propozimeve konkrete nga opozita.

Kurti tha se gjatë takimeve të shumta me kryetarin e LDK-së Lumri Abdixhikun nuk ka pasur asnjë propozim konkret, por vetëm refuzime të vazhdueshme.

“Unë Abdixhikun e kam takuar shumë herë, nuk ka pasur asnjëherë asnjë propozim, veç refuzim. Ndërkaq sa i përket paraqitjes së djeshme në orët e vona të natës, ata dolën pas seancës, para seancës nuk thanë asnjë propozim. Letra me 15 nënshkrime mund të dorëzohej në mënyrë të rregullt, sepse rreth orës 23:00 të natës nuk shkruante për çka janë ata emra, nuk shkruante asnjë emër, nuk thuhej që ata emra janë për këtë kandidate. Ata emra është dashur të m’i jepnin mua,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se procedurat duhet të ndiqen në mënyrë institucionale dhe transparente

Kurti fton opozitën në seancë: Kuvendi është shtëpia e deputetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të rregullt të institucionit ligjvënës.

Ai nënvizoi se Kuvendi është vendi ku deputetët duhet të ushtrojnë detyrën e tyre dhe të kontribuojnë në proceset vendimmarrëse.

“Të vijnë në Kuvend sepse Kuvendi është shtëpia e deputetit. Në seancën e orës 19:00 presim të kemi edhe deputetë të opozitës, të cilët e kanë vendin në Kuvend,” deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e presidentit, duke akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të proceseve institucionale.

Ai u shpreh se opozita nuk ka objektiv tjetër përveç pengimit të qeverisë, duke shtuar se kjo po bëhet përmes bllokimit të seancave për çka sipas tij rezulton me ”mosnjohje të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit”.

“Është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër veçse bllokimin. Ajo është e interesuar vetëm për bllokimin e qeverisë, e cila në këtë mandat ka rezultate historike,” deklaroi Kurti.

Sipas tij, një tjetër tregues i kësaj qasjeje është kundërshtimi i paketës ekonomike për qytetarët, si dhe refuzimi i vazhdueshëm i propozimeve nga ana e partive opozitare.

“Asnjë propozim, veç refuzim. Filluan t’i refuzojnë takimet edhe me mua, nuk erdhën as në debat. U detyruam të flasim me qytetarët, ata nuk erdhën në takime, nuk erdhën në debat, në propozime vetëm refuzime,” theksoi ai./RTV21/21Media