RajoniTop Lajme

Hashim Thaçi tё fala nga Haga: Besoni në Kosovë

Shpërndaje

Ish-kryetari i PDK-së, dhe ish-deputeti kanë zhvilluar vizita të ndara në Hagë te ish-presidenti i Kosovës,.

Përmes një postimi, Krasniqi bëri të ditur se vizita kishte për qëllim mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor.

“Për të qenë pranë tij dhe shokëve të tij edhe në këtë fazë finale të procesit dhe, aq sa mundemi, për ta ndarë sadopak me ta këtë rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish. Dhe për t’u thënë: nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm! Ato që mbeten gjithmonë të njëjta janë forca, qetësia dhe optimizmi i Presidentit Thaçi dhe i çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Thaçi vazhdon të mbetet i vendosur dhe optimist, me bindjen se shumë shpejt do të rikthehet në Kosovë.

“Ka momente kur qëndresa shndërrohet në frymëzim, e ky është padyshim një prej tyre. Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!”, ka shkruar ai.