I vihet shiriti objektit në pronësi shtetërore të uzurpuar në Zveçan
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për një aksion të zhvilluar në Komunën e Zveçanit, për rikthimin në pronësi shtetërore të një objekti që, sipas institucionit, ishte uzurpuar nga strukturat paralele në veri.
Në njoftimin e MBPZHR-së thuhet se objekti, i cili deri më tani është shfrytëzuar jashtë administrimit institucional, i është kthyer në menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.
“Përmes këtij procesi po bëhet riorganizimi i hapësirave institucionale dhe orientimi më efikas i resurseve financiare, me qëllim që mjetet publike të ridrejtohen drejt investimeve konkrete për fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor”, thuhet në njoftim.
MBPZHR-ja ka theksuar se synon që gradualisht institucionet vartëse të zhvendosen në objekte publike, si pjesë e procesit të riorganizimit të hapësirave institucionale dhe shfrytëzimit më efikas të resurseve shtetërore.

