MaqedoniTop Lajme

Komuna e Tetovës rrit pagat e administratës komunale me 7% për tre vite radhazi

Shpërndaje

Komuna e Tetovës ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me Sindikatën e Punëtorëve për rritjen e pagave të administratës komunale. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, pagat do të rriten me 7 për qind të pagës bazë për tre vite radhazi.

Nga komuna theksojnë se ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt vlerësimit dhe motivimit të administratës komunale, duke synuar përmirësimin e kushteve për punonjësit dhe forcimin e efikasitetit institucional.

“Një tjetër hap i rëndësishëm për vlerësimin e administratës komunale! Sot, së bashku me Sindikatën e Punëtorëve, nënshkruam marrëveshjen për rritjen e pagave të administratës komunale me 7% të pagës bazë, për tre vite me radhë. Një vendim që dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur punonjësit dhe për të ndërtuar një administratë më të motivuar dhe më të vlerësuar”, thuhet në njoftimin e komunës.