Mickoski, Kasami dhe Mexhiti diskutojnë zgjidhje për përdorimin e gjuhëve në provimin e jurisprudencës
Sot, kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, zhvilloi takim pune ku morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në të cilin u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të matur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë progres, besim të ndërsjellë dhe rrugëtim të përbashkët drejt ardhmërisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija përfaqësojnë themelin e çdo shteti bashkëkohor dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet punojnë në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit.


