MaqedoniTop Lajme

Pas mesnatës rriten çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve (KRRE) ka marrë vendim që, nga nesër, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës të rriten mesatarisht për 1.84% krahasuar me vendimin e datës 11.05.2026.

Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2.00 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIESEL (D-E V) rriten për 2.50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0.50 denar/l.
Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU rritet për 0,846 den/kg dhe do të jetë 50.814 den/kg.

Nga 19 maji 2026, në orën 00:01, benzina dhe nafta do të shiten me çmime më të larta.

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 87,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 92,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 93,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 50,814 (denarë/kilogram).