Qeveria e vazhdoi masën për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15 qershor
Qeveria e RMV-së në seancën e sotme vazhdoi masën për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15.06. Njëkohësisht, si rezultat i bisedimeve që Qeveria zhvilloi me furnizuesin më të madh vendas të derivateve të naftës, kompaninë „OKTA“, është siguruar një ulje shtesë prej 2 denarë për litër, e cila do të fillojë të zbatohet nga nesër, të hënën, më 1 qershor.
Me këto masa dhe sipas llogaritjeve tona, pritet që çmimi i naftës dizel të ulet për 6,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave të ulet për 1,5 denarë për litër.
Kjo përfaqëson mbështetje konkrete dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët, sektorin e transportit, bujqit dhe ekonominë në tërësi. Ulja e çmimeve të karburanteve do të kontribuojë në uljen e kostove të jetesës dhe të punës, si dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në kushtet e sfidave ekonomike globale.
Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që sjellin përfitime reale për qytetarët dhe do të vazhdojë të marrë në mënyrë aktive masa për mbrojtjen e standardit jetësor dhe forcimin e sigurisë ekonomike.

