RajoniTop Lajme

Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale: “Krejt për shtet, shtet për krejt”

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar moton e saj për fushatën elektorale të zgjedhjeve, duke prezantuar sloganin: “Krejt për shtet, shtet për krejt”.

Përmes një postimi në facebook, Vetëvendosje ka theksuar se synon një shtet që është pranë çdo qytetari, mbron interesin publik, krijon mundësi dhe shpërndan zhvillimin për të gjithë.

Njoftimi:
Duam dhe punojmë për një shtet që është pranë secilit qytetar. Një shtet që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe e shpërndan zhvillimin për të gjithë.
Prandaj, në këto zgjedhje, le të mobilizohemi e të angazhohemi krejt për këtë shtet.
Qitjani pikën:
Krejt për shtet,
shtet për krejt!
V116