BotaTop Lajme

Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet finalizimi: Ngushtica e Hormuzit do të hapet

Shpërndaje

Në një postim në Truth Social, Trump thotë: “Një marrëveshje është negociuar kryesisht, në pritje të finalizimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të ndryshme, siç janë të listuara.

“Aspektet dhe detajet përfundimtare të marrëveshjes po diskutohen aktualisht dhe do të shpallen së shpejti.”

Ai shton se, “përveç shumë elementeve të tjera të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të hapet”, raporton SkyNews.

Postimi vjen pasi presidenti amerikan e përshkroi si një “telefonatë shumë të mirë” bisedën me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Pakistanit, Turqisë, Jordanisë dhe Bahreinit.

Trump thotë se pati gjithashtu një telefonatë të veçantë me kryeministrin izraelit Bibi Netanyahu, e cila “shkoi shumë mirë”.

Përditësimi i mbrëmjes së sotme shënon aktivitetin më të madh që nga dështimi i SHBA-së për t’u paraqitur në bisedimet e paqes në Islamabad më 24 prill.