VLEN zgjedhë lidershipin, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Kongresi i koalicionit VLEN ka miratuar pikën për zgjedhjen e strukturave drejtuese të subjektit politik.
Për bashkryetarë të VLEN-it janë zgjedhur Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ndërsa postin e sekretarit gjeneral do ta mbajë Bekim Sali.
Në funksionin e nënkryetarëve janë emëruar Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.
Vendimet u miratuan në kuadër të Kongresit të VLEN-it, ku u diskutua edhe për organizimin dhe drejtimin e mëtejmë të koalicionit në skenën politike në vend.


