Maqedoni

Kaltrina Zekolli nga terreni: Punimet në Korridorin 8 po avancojnë me ritëm të lartë

Shpërndaje

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli ka njoftuar se javën e ka nisur me një vizitë në kantierin e punimeve të Korridorit 8, së bashku me ekipin e kompanisë Bechtel & Enka.

Sipas Zekollit, ata kanë vizituar segmentin e autostradës Gostivar – Bukojçan, pjesë e rëndësishme e projektit që do të mundësojë anashkalimin e qafës së Strazhës.

Ajo theksoi se punimet po zhvillohen me ritëm të lartë, ndërsa gjatë vizitës kanë parë nga afër progresin në urat 5, 7 dhe 8, ku po punohet intensivisht.

“Një moment i veçantë ishte rikthimi në urën 7, të cilën e kishim vizituar vetëm dy muaj më parë për të parë ecurinë e punimeve. Sot e pamë të përfunduar, një dëshmi e qartë e ritmit dhe përkushtimit në terren”, ka shkruar Zekolli.

Ajo shtoi se me punë të vazhdueshme dhe angazhim maksimal, projekti po merr formë çdo ditë e më shumë dhe po shndërrohet në një realitet të rëndësishëm për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit.