RajoniTop Lajme

Ramush Haradinaj ka shanset më të mëdha për President, ja kush e thotë

Shpërndaje

Analisti politik Burim Korqa ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka shanset më të mëdha për t’u zgjedhur President i vendit në një skenar të mundshëm politik pas zgjedhjeve.“Shanset më të mëdha për president i ka Ramush Haradinaj,” ka deklaruar Korqa, duke e lidhur këtë me zhvillimet dhe marrëveshjet e mundshme politike ndërmjet subjekteve dhe deputetëve në Kuvend.

Sipas tij, nëse arrihen kombinime të caktuara politike dhe mbështetje nga deputetët e ndryshëm, Haradinaj mund të jetë një nga figurat kyçe për konsensus institucional.Korqa theksoi se këto janë vlerësime politike bazuar në skenarët aktualë dhe dinamikën e formimit të institucioneve./gazeta10/