Shasivari-Rokas: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të KE-së
Maqedonia e Veriut synon dinamikë të re në reformat për integrim evropian, me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari zhvilloi takim me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.
Në takim u diskutua për zbatimin e reformave gjyqësore, sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat themelore”.
Postimi nga Shasivari:
Sot zhvillova takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, me të cilin biseduam për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit dhe përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian.
Theksova përkushtimin tonë për zbatimin e reformave sipas standardeve evropiane, digjitalizimin e sistemit gjyqësor dhe reformimin e legjislacionit penal.
BE-ja mbetet partneri ynë strategjik në ndërtimin e një sistemi drejtësie funksional, të pavarur dhe efikas.

