RajoniTop Lajme

Kolektori i ujërave të zeza hapet në mes të sezonit në Hamallaj, ndotje alarmante

Shpërndaje

Ndotje alarmante në plazhin e Hamallajt në kompleksin “Valamar”. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë hapjen e kolektorit të ujërave të zeza në kulmin e sezonit veror.

Ujërat e ndotura kanë janë shpërndarë gjatë gjithë vijës bregdetare, vetëm pak metra nga zona e frekuentuar nga pushuesit.

Mbetet e paqartë kush ka urdhëruar hapjen e kolektorit dhe pse kjo po ndodh në mes të sezonit turistik. Përgjegjësia kërkon sqarim nga institucionet vendore dhe strukturat që administrojnë rrjetin e ujërave të zeza.